Mësuesit dhe nxënësit i përlotin të gjithë me gjestin që bënë tek shkolla e Noemit

Sot i jepet lamtumira e fundit Noemi Prekës, 10-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Nxënësit dhe stafi i shkollës ku studionte vogëlushja nga Velipoja kanë publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale, shkruan ShkodraNews, ku i japin lamturmirën shoqes dhe nxënësës së tyre.

Por jo… Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vërenjtur fytyrat e copëtuar zemrat…

Sot, na mungon Noemi…vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka!

Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë!

Ne si staf pedagogjik i shkollës, nuk gjejmë fjalë për të ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe!

Share With:
Translate »
803 Views