Mësuesja denoncon infektimet: Në shkollën tonë nuk po karantinohen, vazhdojnë mësimin

Në javën e dytë të mësimit në këtë vit shkollor pandemik, ministria e arsimit i tha Top Channel se nuk ka klasa të izoluara por nga ana tjetër mësuesit janë shumë të shqetësuar pasi thonë se ka një numër të lartë punonjësish arsimorë të infektuar, të cilët kanë qenë në kontakt me nxënësit para se të vetëizoloheshin.

“Nuk e kuptoj pse duhet të luajmë këtë teatër brenda kangjellave të shkollës? Te kesh një situatë dyshimi dhe të vazhdosh të qëndrosh per hir të disa politikave dhe të marrësh në qafë , të abuzosh me shëndetin e mësuesve , nxënësve familjarëve është absurde, kriminale. Ne nuk kemi guxim t’i shohim fëmijët ne sy, jemi të frikësuar teksa hymë nëpër klasa“.

Zë i kësaj problematike në shkolla, u bë mësuesja e letërsisë Irma Marku e cila tregon se në gjimnazin Ismail qemali ku punon infektimet janë mbajtur të fshehta dhe stafi drejtues është paraqitur në institucion pavarësisht simptomave të sars-cov2 duke rrezikuar dhe mësuesit e tjerë.

“Ne na është komunikuar nga drejtoresha të enjten në mëngjes se nëndrejtoresha rezultonte pozitive me covid -19. Ajo ka qenë në shkollë një ditë para fillimit të shkollës. Drejtoresha që është kontakti më i afër i saj dhe nëndrejtoresha tjetër kanë qenë në shkolle. Nga e mërkura tjetër që është marr rezultati deri sot duhet të ishin testuar të gjithë mësuesit. Por vetëm një grup i vogël i tyre, të cilët janë tesuar në ambjentet e shkollës në katin e parë”.

Ndërkohë që zhvillohej mësim?

“Normalisht…edhe ditën e premte mësuesja e italishtes ka hyrë në mësim që pretendohet që ka bërë tamponin e tani është në karantinim. Mendohet që te jenë 10-12 mësues të infektuar. 2 mësuese janë tërhequr qe javën e shkuar në shtëpi se kishin simptoma të dukshme . Unë kam 3 të moshuar në shtëpi frika ime me e madhe është do tua çoj atyre”.

Share With:
Translate »



302 Views