Në shkollë me gjyshërit/ Mësimi me turne, ndihma e madhe e të moshuarve për nipat e mbesat

Nisja e vitit të ri shkollor ka nxjerrë në pah rëndësinë, që ka në një familje gyshi dhe gjyshja.

Nisja e mësimit në 8 të mëngjesit, mbarimi me 8 të darkës, pritja dhe përcjellja e vogëlushëve, tregon rëndësinë e madhe të këtyre figurave në shtëpi.

“Po të mos më kishte mua, vajza do linte punën. Çova nipin, po marr mbesën.

Ma dinë peshën në familje. E kam patur përherë.

Siç i rrit femijët e tu, ashtu edhe të trajtojnë kur bëhesh gjysh.
Lum kush është gjyshe.

Ne kujdesemi shumë më mirë për fëmijët e fëmijëve tanë. Dhëndri më thotë ruaj veten, se kemi merakun tënd.

Po ça do bëjmë gjithë ditën, merr e cco fëmijët në kopsht e shkollë.
Mos harroni, se këta moshatarët, që shikoni ju, janë ata që bënë këtë djalë apo vajzë, me të cilën je martuar. Jetojmë te ndarë nga ccifti, por i ndihmojmë për fëmijët.

Jetoj me prindërit, nuk e kam menduar kurrë ndarjen.

Lum kush i ka në shtëpi gjyshërit!”, thanë disa gjyshër.

Share With:
Translate »



33 Views