Metamorfoza e adoleshentes dikur të varur nga metamfetamina që diplomohet me nota të shkëlqyera në juridik (fotot)

Ginny Burton vinte nga një familje e varfëruar, nga prindër të varur nga drogat, siç u bë edhe vetë ajo qe prej adoleshencës së hershme.

Por ajo tashmë e ka kthyer jetën e saj përmbys  duke u diplomuar me nota të shkëlqyera nga Universiteti i Washington, SHBA. Ajo thotë se ka tashmë si objektiv të dëshmojë se njerëzit mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme nëse u jepet shansi.

Babai i Ginny përfundoi në burg pas një serie grabitjesh ta armatosura por dhe kur doli nga burgu nuk u kthye më te ajo.

Vajza thotë se prej një moshe të vogël nisi të kishte varësi ndaj marijuanës dhe metamfetaminës, të cilat i përdornin nëna dhe vëllezërit e saj.

Më pas ajo u martua deh lindi dy fëmijë me një partner abuziv.

Në moshën 23 vjeçare ajo ishte e varur plotësisht nga drogat dhe kishte kryer disa grabitje të armatosura.

“Isha e tillë. Jam dënuar 17 herë pasi i merrja çantën çdo personi që më ecte afër. Për mua të gjithë ishin viktima ose objekt gjuetie.”

Sa herë që Ginny shkonte në burg kishte kohë të reflektonte dhe të spastrohej në njëfarë mënyre.

Por sa herë lirohej ajo niste të përdorte sërish droga.

Dhe kur u arrestua herën e fundit në dhjetor 2012 teksa drejtonte një automjet të vjedhur, ajo thotë se u ndje e lehtësuar dhe jo e mërzitur.

“Sikur e dija që do të isha mirë pasi ai më vuri prangat e më mori në makinën e policisë. E dija që jeta ime do të ndryshonte. Në atë moment më duket se mora vendimi të ndryshoja me cfarëdo çmimi”.

Kësaj here ajo pranoi të gjitha krimet dhe u vendos në programin e rehabilitimit nga drogat dhe rrjedhimisht jo vetëm u rekuperua, por qëndroi e tillë.

“Kisha shumë pasiguri në fillim, isha më e madhe se të tjerët në klasë dhe duhet të lexoja 300 faqe në javë për të cilat nuk e kisha idenë”.

Rrjedhimisht ajo rezultoi më e mira në klasën e saj dhe më pas u diplomua në juridik, dhe tashmë kërkon të studiojë për master dhe të bëhet prokurore.

“Nëse do të flas sinqerisht, mund të tingëllojë e tmerrshme por qëllimi im është të bëhem prokurore sepse kërkoj që kjo fushë të reformohet. Mendoj se ka nevojë për një tjetër ndërgjegjësim për ndjekjen penale të krimeve. Ka shumë krime që unë nuk dua të mbroj, por jam e zhgënjyer nga politikanët në nivel lokal e kombëtar”, thotë e sapodiplomuara.

University of Washington Magazine

Share With:
Translate »
130 Views