Mezi pres ta shoh të mbytur, prindërit torturuan për vdekje vajzën 3-vjeçare, marrin dënimin maksimal

Një çift gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm, për abuzim brutal me vajzën e tyre 3-vjeçare, e cila humbi jetën nga të vjellat e saj.

Sascha dhe Maja Wensing , të dy 40-vjeç, u arrestuan pasi trupi i pajetë i vajzës së tyre Lea u gjet në kanalin Rhine-Herne, i cili është afër banesës së tyre në Dinslaken.

Martirizimi i vajzës ndodhi tetorin e kaluar, kur prindërit e Leas vendosën ta mbyllnin në bodrumin e pallatit të tyre dhe ta torturonin atë për gjashtë ditë.

Mesazhet shokuese mes çiftit të zbuluara gjatë gjyqit, treguan sesi Wensings e urrenin vajzën e tyre dhe planifikuan ta vrisnin.

“Kjo m*t budallaqe na ha gjatë gjithë kohës. Më mërzit, më prishi gjithçka. Nuk e duroj dot më”, ka shkruar Maja në një nga mesazhet e saj.

Ia lidha këmbët përsëri me shirit dhe nuk mund të lëvizë”, shkruan në një mesazh babai i vajzës.

Biseda horror mes të dyve vazhdon me një përshkrim të detajuar se si i mbyllën gojën vajzës së vogël, duke e ditur se kjo ka të ngjarë të shkaktonte vdekjen e saj të ngadaltë dhe të dhimbshme, pasi ajo filloi të mbytej nga të vjellat e saj.

“Mbyllja gojën dhe dil jashtë”, ka shkruar nëna në një mesazh. “Kemi simptoma të mbytjes… Mezi pres të nesërmen”, përgjigjet Sascha.

Pasi mesazhet tronditëse iu paraqitën gjykatës, prokurorja Jill McCuller i tha gjykatës: “Të pandehurit e urrenin vajzën e tyre dhe e trajtuan atë në mënyrë çnjerëzore. Viktima përjetoi terror vdekjeprurës disa herë gjatë sprovës së saj. Vdekja e saj ishte jashtëzakonisht traumatike ajo u gjet me të vjella në çdo alveolë të mushkërive të saj”.

Pasi Lea e vogël dha frymën e fundit, babai i saj e hodhi trupin e saj në kanal. Më pas ai shkoi vetë në polici, por pretendoi se vdekja e vajzës ishte një aksident, sipas shtypit gjerman.

Shërbimet e urgjencës së Oberhausen, dërguan një ekip zhytjeje për të marrë trupin e Leas. Një autopsi e mëvonshme gjeti shenja të qarta torture dhe abuzimi, si dhe të vjella që bllokuan mushkëritë e saj.

Duke shpallur dënimin e dy monstrave në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut, gjyqtari theksoi se, për shkak të natyrës së tmerrshme të krimit, ata mund të marrin vetëm dënimin maksimal të mundshëm.

Share With:
Translate »
69 Views