Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je

Sot (e premte), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Një lidere e respektuar dhe një figurë frymëzuese për shumë njerëz, Presidentja Osmani është përgëzuar nga anëtarë të familjes, miq, kolegë dhe qytetarë të ndryshëm për këtë ditë të saj të rëndësishme

Bashkëshorti i saj, njëherësh Zotëria i Parë i shtetit, Prindon Sadriu, ka ndarë një moment familjar nëpërmjet publikimit të një fotografie në rrjetin social Facebook.

Fotografia tregon Presidenten Osmani pranë dy vajzave të tyre të vogla, teksa fryn qirinjtë e tortës së ditëlindjes, një imazh që simbolizon unitetin dhe dashurinë brenda familjes së saj.

Prindon Sadriu, i cili është gjithmonë mbështetës i fuqishëm i gruas së tij, ka shprehur ndjenjat e tij përmes një mbishkrimi të ngrohtë dhe të dashur në postimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë.”

Ky urim ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe ka marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve uruan presidenten e vendit për ditëlindjen e saj të 42-të.

Share With:
Translate »
29 Views