Mirsa Kërqeli bëhet nënë për herë të dytë, mësoni gjininë dhe emrin e bebit
Këngëtarja shqiptare nga Gjilani i Kosovës e cila tashmë jeton në Kanada ka lënë pas karrierën e saj muzikore duke iu përkushtuar plotësisht familjes. Ditën e djeshme familjes së saj iu shtua dhe një pjestare e re.
Ajo u bë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë vajzën, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ana. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmet një postimi në rrjetet e saj sociale.
“Të kesh një familje të shëndoshë është një bekim nga zoti. Kopshtit tonë të dashurisë ju shtua edhe një lule. Pac fat lulja ime e Qershorit”, ka shkruar Mirsa në Facebook.