Si të shmangni zbokthin tek fëmijët?

Zbokthi nuk është i zakonshëm deri në pubertet mirëpo ka raste kur ai shfaqet edhe tek fëmijët e vegjël. Në rate të tilla, kurat shtëpiake janë një zgjidhje e përkryer.

Vaji nga trungu i çajit është një nga zgjidhjet efikase për zbokthin tek fëmijët. Përzini 12 pika nga ekstrakti i vajit të trungut të çajit dhe përzini me gjysmë filxhani vaj esencial të bajameve ose vaj ulliri. Zhytni në të një copë pambuku dhe aplikojeni atë në lëkurën e kokës. Lëreni për 30 minuta para se ta tani kokën ujë të ftohtë.

Limoni është i pasur me C dhe është acid që gjendet në natyrë e që ndihmon për të mbajtur zbokthin larg. Ju mund të shtrydhni lëng limoni në kokë apo ta aplikoni atë direkt në lëkurën e kokës.

Lagni flokët dhe pastaj spërkatni me pak sodë buke. Bëni masazh kokës. Zgjidhni më pas një shampo të butë për të pastruar flokët. Ju do ti shihni shpejtë efektet e tij kundër zbokthit por gjithashtu do ti lë të butë e të lëmuar flokët e fëmijëve tuaj.

Përgatitni një maskë për flokët me një gjysmë banane të shtypur në formë pureje, një lugë gjelle kos të thjeshtë dhe katër lugë vaj bajame. Masazhoni kokën e fëmijëve me gishtat tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta para se të lani flokët me një shampo të butë.

Lani flokët e fëmijës tuaj me një shampo mjekësor që ka oksid salicili dy herë në javë dhe kjo do të zvogëlojë sasinë e zbokthit. Megjithatë, konsultohuni me mjekun që të zgjidhni një shampo për fëmijën tuaj që është i sigurt për t’u përdorur.

Krehja e flokëve para se të përdorni shampon ndihmon shumë. Nëse nuk jeni duke përdorur një shampo mjekësor, ju mund të përdorni një shampo të zakonshëm për fëmijë.

Share With:
Translate »
2512 Views