Miss-i takoi me doreza fëmijët në Afrikë, sulmohet rëndë

Miss Afrika e Jugut akuzohet për racizëm dhe së fundi është bërë pjesë e një skandali mediatik pasi është fotografuar teksa ka mbajtur doreza të bardha kur po takonte disa fëmijë të prekur nga AIDS në Johanessburg të Afrikës së Jugut.

Në qendrën e fëmijëve, modelja Miss Demi-Leigh Nel-Peters ka takuar dhe u ka shërbyer ushqim fëmijëve bashkë me një grup vullnetarësh të tjerë.

Në fakt edhe të tjerët kanë përdorur doreza llastiku përgjatë gjithë kohës, por Miss Afrika e Jugut 2017-të është vendosur në qendër të skandalit për shkak të profilit që ka tashmë.

Në rrjet ka plasur polemika, ku shumë përdorues e kanë cilësuar 22-vjeçaren raciste.

Demi-Leigh është shfajësuar duke publikuar një video në Twitter ku shpjegon se i ka përdorur dorezat për arsye higjienike.

Gjithsesi ajo ka kërkuar ndjesë për incidentin.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Shpresoj shumë që ju të njihni zemrën time të vërtetë dhe do të njihni cilat janë qëllimet e mia”,- ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
1042 Views