Mister fati i Alvin Berishës/ Save the Children jep lajmin e keq

Fati i vogëlushit shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, mbetet mister. Pak ditë më parë, gazetari, Taulant Kopliku raportoi se, Alvin Berisha ishte nën kujdesin e organizatës, “Save the Children”. Por në një reagim të fundit për Top Channel, organizata e ka mohuar. Organizata shprehet se, Alvini nuk është nën kujdesin e tyre.

“Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e Save the Children në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai.”,- thotë organizata.

Share With:



194 Views