Mjekët bëjnë thirrje: Duhet të vaksinohen edhe mësuesit

Mjekët thonë se vaksina antigrip, përveç personelit mjekësor, duhet ofruar edhe për mësuesit. Gripi ishte tema e radhës në emisionin “Hipokrati”, pasditen e sotme në Top Channel, dedikuar shëndetit të njeriut.

Duke qenë se fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit është periudha e duhur për të parandaluar gripin, “Hipokrati” propozoi që si pjesë e strategjisë së vaksinimit të popullsisë të shtoheshin edhe mësuesit, si një grup popullate që kanë rrezik jo vetëm për t’u prekur, por edhe për ta transmetuar atë te fëmijët.

Vendet europiane kanë plane veprimi për mbulimin e popullatës me vaksina kundër gripit. Në Shqipëri, prej 5-vitesh, vaksina antigrip ofrohet falas vetëm për personelin mjekësor.

Share With:
Translate »
572 Views