Modelja shqiptare i hap dhuratat para kohe, detaji që i zbuloi “pa dashje” gjininë e bebes

Nëse ka ndonjë personazh të njohur shqiptar që ndan me të gjithë miqtë e rrjeteve sociale gjithçka nga jeta private, madje edhe nga të dyja shtatzënitë, ajo është modelja e njohur Emina Çunmulaj. Tani që vajza e saj, Ella Faria, do të jetë shumë shpejt motra e madhe, Emina po e shijon dyfish pritjen e ëmbël.

Gjithmonë e shoqëruar nga vogëlushja, për Eminën javët e fundit të shtatzënisë janë edhe më të bukura. Për beben që do të vijë në jetë së shpejti kanë nisur edhe dhuratat e para, disa prej të cilave, ajo i ndan edhe virtualisht.

Për gjininë e fëmijës së dytë, Emina nuk kishte treguar më herët. As ajo, as bashkëshorti i saj nuk e kanë pasur problem gjininë. Ashtu si me Ella-n, edhe me fëmijën që do të vijë në jetë së shpejti, Emina do të ndajë me ndjekësit e saj të gjitha detajet, ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve të njohur që në muaj të tillë zgjedhin “të zhduken” nga bota.

Në fotot dhe videot e fundit në Instagram, Emina shkruan se, pavarësisht faktit që fëmija e dytë akoma nuk ka ardhur, ajo vendosi t’ia hapë dhuratat. Dhe duke bërë këtë, si pa dashje, zbuloi edhe gjininë. Së shpejti, do të vijë në jetë një vajzë e dytë.

Siç shihet në këto foto të ëmbla, ngjyra rozë, tipike vajzërore, është dominuese. Një palë këpucë rozë janë karamelet e para në adresë të Eminës.

E ëma mezi po e pret vogëlushen e dytë në shtëpi, por edhe ajo që për pak do të jetë motra e madhe.

 /Revista Class

Share With:
Translate »
713 Views