Modelja shqiptare në romancë me stilistin e njohur, pret fëmijën e tij

Modelja me origjinë shqiptare, Misse Beqiri po shijon në maksimum lidhjen e saj disamujore me stilistin Jake Hall.
Beqiri 29 vjeçare dhe Hall, 26 vjeç, janë me pushime në Spanjë, nga ku kanë njoftuar shtatzëninë e aktores dhe modeles shqiptare.
“Bota ime është e kompletuar…Mezi po pres të të takoj”, shkruan Hall në Instagram, ndërkohë që kishte postuar një foto ku puthte barkun e Misse-së. 
Misse Beqiri është me origjinë shqiptare, por e lindur në Malmoe, të Suedisë. Ajo u bë e famshme si protagoniste në serial-show-n “Real Housewives Of Cheshire”.  Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me portierin e Danimarkës dhe Manchester United, Anders Lindegaard, nga viti 2014 deri në 2016-ën, me të cilin ka edhe një djalë, të quajtur Julian.

Share With:
Translate »
803 Views