Stella McCartney e nevrikosur keq me familjen Beckham, arsyeja e habitshme

Familja Beckham ka krijuar një zhurmë në media për shkak të festës së ditëlindjens së vogëlushes Harper, e cila festoi 6-vjetorin e lindjes. Victoria ka kënaqur fansat duke publikuar foto nga festa private e vogëlueshes por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak stilistes së njohur Stella McCartney. Sipas thashethemve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Stella përflitet se është tepër e nevrikosur me Victoria dhe David Beckham për publikimin e një fotoje, ku ndodhet e vajza e saj Reiley Willis. Stilistja, e cila pëlqen të mbajë vajzën e saj 6-vjeçare larg syrit publik, përflitet se ka reaguar ashpër pas publikimit të fotove të cilat kanë pushtuar mediat rozë.

Share With:
Translate »
725 Views