Modelja shqiptare paska lindur por ne nuk ditkemi gjë

Modelja e njohur Greiss Petroviç është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh. Prej kohësh, ajo u mungon fansave në rrjetet sociale, madje as lajmin e ardhjes në jetë të vajzës nuk e ka ndarë me ta. Siç ka mësuar Bordo, themeluesja dhe drejtuesja e “Grace Models Albania”, më 5 korrik ka sjellë në jetë vazjën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Emeli.

Edhe pse akoma nuk e ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë miqtë virtualë, Greiss, gjatë muajve të fundit kishte ndarë disa foto me barkun e rrumballokusur.

Ndjesinë e mëmësisë, Greiss e ka ndarë edhe me publikun kur ishte e ftuar pak muaj më parë në “Rudina”, ndërsa foli për javët e para të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
561 Views