‘Shpërthen’ motra e Meghan Markle: Princ Harry duhet të ishte martuar me dikë tjetër

Samantha Markle ka ‘goditur’ motrën e saj Meghan Markle, duke thënë se Princ Harry duhet të ishte martuar me ish-in e tij, Cressida Bonas.

Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si ‘Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë.

Ajo gjithashtu akuzoi Princin Harry se u përul para gruas së tij të re dhe e emëroi atë një njeri të dobët.

Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e Nonsense të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj,”-shkruan Samantha.

Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha nuk kanë folur për vite. Kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren.

Share With:
Translate »
559 Views