Moderatori i njohur shqiptar bëhet baba dhe zbulon emrin e fëmijës

Ai e dha papritur lajmin se do të bëhet baba për herë të parë. Përpara disa muajsh, një nga moderatorët e njohur në Kosovë publikoi një foto të dashurës së tij në Instagram, ku tregonte se së shpejti do të bëheshin prindër. Ai moment ka ardhur dhe Meriton Mjekiqi është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij, Egesta ka sjellë në jetë djalin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Loar. Ky është një moment shumë i lumtur për familjen e Meritonit dhe ai nuk mund të mos i bënte një dedikim të birit.

“Ti na ndryshove jetën momentin e parë që kuptuam që do vije në jetë djali jonë. Zotit i falenderohem për këtë dhuratë që na dhuriu. Qenka ndjenja më e mirë në botë dhe momenti jonë më i lumtur në jetën tonë, kur erdhe dhe u bërë pjesë e jetës sonë. Je aq që sa herë të shohim të rrahurat e zemrës na i shpeshton. Natën gjumin na e bën më të mirë, kur erën tënde e nuhatim, mëngjesi zbukurohet kur i shohim sytë e tu. Je gjithçka që kemi në jetë, për ty jetojmë Loar. Rrofsh sa krejt mallet e botës me shëndet, lumturi! Të duam pa fund! 15.07.2018, faleminderit ty Zot”,-shkruan Meritoni në Instagram.

Share With:
Translate »
1391 Views