Nënat e kritikojnë ashpër Adelina Tahirin pas fotove të fundit
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, është në pritjen e parë të ëmbël dhe duket se kjo po i shkon shumë mirë.
Madje aq mirë saqë Adelina ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet duke pirë verë të bardhë. Por ky veprim i saj ka shkaktuar shumë reagime nga nënat tjera.
Disa prej tyre e kanë kritikuar ashpër, madje duke u habitur se si ka guxuar të pijë alkool derisa është shtatzënë. “Në shtatzëni hala nuk kam ni që pin dikush alkool ose verë çfarëdo që është. Është shumë e ulët për një grua dhe më vjen keq nëse e shoh duke pi verë”, ka shkruar një nënë.
Një tjetër thotë se nëse vera është kualitative dhe nëse ka vetëm 4 për qind alkool, atëherë nuk është e dëmshme. “Një gotë verë nuk të bën dëm, ndonjëherë pa merak ka që pijnë duhan e alkool e sen s’i gjen”, ka shkruar ajo.
Mjekët rekomandojnë të shmanget alkooli gjatë shtatzënisë. Madje një studim i fundit ka rekomanduar që nuk guxon të përdoret alkooli qoftë edhe një gotë, për shkak se mund të ndikojë në peshën e fëmijës, si dhe aftësitë e tij në të ardhmen.
Shikoni më poshtë komentet tjera.