Momentet më pikante nga jeta e Rudina Hajdarit, foto me të atin, dasma luksoze dhe vajza që solli në jetë

Ngjalli jo pak kërshëri dhe kuriozitet kur me emër të përveçëm, Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi një vajzë të re, gjatë një takimi me strukturat e partisë. Pak e njihnin, por emri rëndonte shumë, vajza e Azem Hajdarit tashmë është pjesë aktive e Partisë Demokratike.

Rudina Hajdari është një nga emrat e rinj në PD,  propozuar nga strukturat e partisë për të qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit, 2017.

E kthyer nga SHBA pas shkollimit dhe formimit profesional, Rudina është parë sa në zyrat e selisë blu, aq edhe në takim me qytetarët apo prej 90 ditësh në “Çadrën e Lirisë”, gjithmonë përkrah gruas së Lulzim Bashës, Aurelës.

Me siguri, ajo nuk ka qenë aty vetëm si bija e “Heroit të Demokracisë”, kjo mbetet një plus, por ka diçka të veten përveç trashëgimisë, kultivimin në aspektin profesional.

Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa është shprehur se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.

Në vitin 2009 punoi në administratën shtetërore në kohën kur qeveria ishte nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa tashmë kthehet kur numri një në partinë demokratike është Lulzim Basha.

Rudina u largua nga Shqipëria në vitin 2002, asokohe vetëm 14-vjeç, ku nisi menjëherë shkollën në Amerikë. Ajo ishte krejtësisht e vetme atje, dhe me siguri do ketë hasur vështirësi të mëdha, por- siç është shprehur kohë më parë në media -dëshira për të marrë një shkollim profesional ishte shumë e madhe.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Rudina Hajdari nisi studimet e larta në degën e shkencave politike, ku dhe i mbaroi me rezultate të mira. Megjithatë, një kthesë tjetër në jetën e saj, shënohet në vitin 2009, ku zë vend edhe si punonjëse në Ministrinë e Jashtme.

Ajo është e martuar me Muçjon Demiraj dhe kanë një vajzë sëbashku. Më poshtë ju mund të gjeni foto gjatë ceremonisë matresore, në të cilën ajo ishte shtatzënë si dhe foto nga jeta e përditshme me bashkësortin e saj në familjen e tyre të vogël.

Share With:
Translate »
1546 Views