Kim, Khloe, Kylie shtatzënë, Kris frymëzohet për të hapur biznesin e ri
Familja Kardashian/Jenner përfiton para nga çdo gjë, jo më kot ato janë sot një ndër familjet më të pasura. Së fundmi Kris Jenner po mendon të hap një biznes të ri. Pas lajmit se vajza e saj e vogël 20- vjeçare është në pritje të një fëmije, Kris ka menduar të hap një linjë veshjesh për nënat e reja shtatzënë. Nëse të gjithëve ne na ka bërë shumë përshtypje lajmi se Kylie është shtatzënë, kjo për faktin se është vetëm 20- vjeç, me Kris jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu, por është frymëzuar për ngritjen e një biznesi të ri.
“Daily Mail” shkruan se kjo nuk është thjesht një ide e Kris. Ajo ka nisur takimet për ta materializuar dhe për të sjellë sa më shpejt në treg linjën e re të veshjeve për nënat e reja shtatzënë, biznes i cili duket se do t’i sjellë shumë fitime 60-vjeçare.
Kris shumë shpejt do të bëhet gjyshe. Kim dhe Kylie pritet të sjellin në jetë dy vajza në fllim të vitit të ri, e ndërsa mediat shkruajnë se shtatzënë është edhe Khloe, por e pakonfirmuar ende nga familja.