Monika Kryemadhi sjell një urim të veçantë për Vit të Ri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar Vitin e Ri me një urim të veçantë krah një fotoje familjare ku shfaqet me bashkëshortin, presidentin Ilir Meta dhe tre fëmijët e tyre.

“Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët.  Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më.

Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me semundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019!

Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas”, shkruan Kryemadhi.

Share With:
Translate »
2190 Views