Mos e pyet kurrë një grua: Përse nuk bën një fëmijë?

Clio Zammatteo, një makeup artiste ka folur mbi eksperiencën e saj, por në të cilën shumë gra mund të gjejnë veten. Ajo tregon se një ndër pyetjet më të bezdisshme për një grua është: Përse s`e bën një fëmijë? Ndaj sugjeron që të mos drejtohet kurrë një pyetje e tillë. Në 2015-n e humbi një fëmijë në një abort spontan. Ndërkohë që s`e kishte marrë veten ende nga humbja i duhej të përballej me pyetjen e pavend, “pse s`e bën një fëmijë”. Ajo sugjeron se kjo nuk duhet bërë as kur i thua që do ishte një nënë e shkëlqyer. Ti asnjëherë nuk mund ta dish nëse mundet apo nuk mundet ajo grua të bëjë fëmijë, do apo nuk do. Për disa karriera, një punë bazë, janë disa nga sfidat. Për të tjera mëmësia është qëllimi i jetës. Në të dy rastet do të ndiheshin keq përballë kësaj pyetjeje. Ndaj me mend në kokë. Kur të të vijë qejfi për ta bërë këtë pyetje, kujtoji të gjitha këto që të thamë dhe kafshoje gjuhën.

Share With:
Translate »
601 Views