Mos i injoro shenjat e autizmit!

Të dashur prindër, jini të vëmendshëm ndaj fëmijëve tuaj, ndaj çdo sjelljeje apo detaji të mundshëm në lidhje me zhvillimin  e tyre në aspektin njohës, emocional, motor dhe social. Nuk e njeh askush më mirë fëmijën tuaj sesa ju vetë. Ju jeni eksperti.

1

Mos neglizhoni shenjat e autizmit!

Sa më herët të kuptoni të te fëmija juaj nuk shkon diçka, bën diferencë të madhenë trajtimin e fëmijës suaj. E di që çdo prind e ka të vështirë të besojë që fëmija i tyre mund të shfaqë shenjat e autizmit. Zbulimi i hershëm bën që fëmija të mësojë më shpejt dhe trajtimi i tij të jetë sa më përfitues e më rritës për të. Ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm.

Shenjat e autizmit mund të jenë të ndryshme në çdo fëmijë. Po ashtu edhe efektet mund të jenë të ndryshme, pasi çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri.

Më poshtë janë disa nga shenjat e autizmit:

Shenjat e hershme te foshnjat:

Deri në 6 muajsh: nuk tregojnë shprehi gëzimi në fytyrë, nuk qesh.

Deri në 9 muajsh: nuk ndërvepron me zhurmat, qeshjet apo shprehi të tjera të fytyrës.

Deri në 12 muajsh: nuk reagon kur e thërrasin në emër, nuk përdorin “gjuhën e bebit”, nuk tregon me gisht, nuk ka ndërveprim gjestikular, nuk tenton të ngrejë duart, nuk përshëndet, nuk tregon interes ndaj objekteve.

16-24 muajsh: nuk kanë kontakt me sy, nuk tregojnë interes, kanë mungesë të foluri dhe në aftësi gjuhësore, nuk përdorin fraza me dy fjalë, nuk imiton.

Shenjat në aspektin social te fëmijët më të mëdhenj:

Nuk ka ndërveprim me të tjerët, apo të luajë me ta.

Është i pavëmendshëm në ambientin social.

Nuk luan lojëra imagjinare, apo lojëra me grupin.

Nuk i përdor lodrat në mënyrë krijuese.

Duket sikur nuk dëgjon kur të tjerët i flasin.

Nuk ndan interes apo arritje me të tjerët.

Preferojnë të jetojnë në botën e tyre larg prej të tjerëve.

terapia-occupazionale

Disa nga vështirësitë në komunikimin verbal dhe jo verbal:

Përdorin fjalë gabim ose i referohen vetes në vetën e tretë.

Mund të flasin me tone të larta apo të pakuptueshme.

Mund të ripërsërisin fjalë apo fraza.

Nuk kuptojnë nevojat apo dëshirat.

Shmangin kontaktin me sy.

Nuk kuptojnë shprehitë e fytyrës së tjetrit, intonacionin apo gjestet.

Mund të reagojnë çuditshëm ndaj pamjeve, figurave apo erërave.

Mund të jenë të ndjeshëm ndaj zhurmave.

Qëndrim jo normal apo lëvizje të shpejta.

Të ndjeshëm ndaj ndryshimeve.

Lëvizje apo veprime të ripërsëritshme (si: përplasja e duarve, rrotullimi apo tundja, etj)

Autizmi nuk zgjedh. Autizmi nuk mund të cilësohet si sëmundje, por do pranuar si një diferencë. Autizmi nuk ka shërim, por ka përpjekje për t’i integruar dhe për t’i trajtuar me përparësi. Sa më herët, aq më mirë.

“Një fëmijë me autizëm nuk të injoron ty. Ata janë duke të pritur që ti të hysh në botën e tyre”. 

Nga Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Share With:
Translate »
1028 Views