“Motrat mendojnë se jam çmendur”! Kim tregon ç’bën kur vë fëmijët në gjumë

Ajo është një biznesmene e suksesshme dhe nënë e tre fëmijëve, ndaj për rrjedhojë është shumë e zënë.

Por Kim Kardashian ende kujdeset për veten dhe kjo është një nga prioritetet e saj më të mëdha, edhe nëse bëhet fjalë për një maskë fytyre në orën 22:00 të mbrëmjes.

37-vjeçarja tha për “Glamour” se orari i saj mund të jetë aq i ngjeshur me punë, saqë nis të kujdeset për veten vonë në mbrëmje, pasi të ketë vënë fëmijët në gjumë.

Ylli i reality show-t tregoi se gjetja e kohës për veten është një komponent thelbësor për të mbajtur mendjen e saj të shëndoshë.

“Ashtu si mbrëmë në orën 10:00 P.M, shkova për të bërë një maskë fytyre. OK, thashë, i kam vënë të gjithë fëmijët në gjumë – tani duhet të kujdesem për veten time. Me të vërtetë kam nevojë për këtë maskë dhe do të shkoj në shtrat në mesnatë.

“Edhe motrat e mia mendojnë se jam çmendur, sepse unë gjej kohë për të bërë atë që shumica e njerëzve nuk do ta bënin. Unë do të ngrihem në 5:00 A.M. dhe të stërvitem para se fëmijët të ngrihen. Unë përpiqem të gjej “kohën time” jashtë kohës që është me të vërtetë kufizuese.

“Orari im është me të vërtetë intensiv, por ndjehem sikur është ende prioritet për mua për të përkëdhelur veten dhe për t’u kujdesur për mendjen time”.

Share With:
Translate »
812 Views