Femra, ja sa kohë ju duhet për të mbetur shtatzënë

Femra, kur krijoni një lidhje serioze dhe mendoni të krijoni familje me “personin e duhur”, padyshim se në mendjen tuaj sillen edhe mendime se sa i lehtë do të jetë procesi i ngjizjes së një fëmije.
Studimet e kryera këtë vit thonë se mesatarisht çiftet provojnë rregullisht gjashtë muaj para se të mbesin shtatzënë.

Ekspertët tregojnë se duhen mesatarisht 78 sesione seksi për t’u ngjizur, dhe nëse ky numër përpjesëtohet me 13 (sesionet e seksit brenda muajit), atëherë duhen gjashtë muaj seks pa mbrojtje për të mbetur shtatzënë.

Normalisht kjo shifër është vetëm mesatarja dhe ndryshon për çdo njeri.
Mësohet se një në shtatë çifte përjetojnë vështirësi sa i përket mbetjes shtatzënë, ndërsa ka disa njerëz të cilët mbesin pothuajse menjëherë shtatzënë

 

Share With:
Translate »
742 Views