Pas tragjedisë me djalin, çifti i famshëm jep lajmin e madh, prindër për herë të tretë me një vajzë

Këngëtari i famshëm, Michael Buble dhe bashkëshortja e tij aktore, Luisana Lopilato, njoftuan ndërprerjen e punëve të tyre, pasi djaloshi Noah u diagnostikua me kancer, në nëntor të 2016-s.

Tashmë zbulohet gjinia e fëmijës së tretë, që pret çifti i njohur dhe është vajzë.

Sipas burimeve, dyshja e kanë konfirmuar gjininë e foshnjës për të afërmit e tyre.

30-vjeçarja Luisana dhe këngëtari 42-vjeçar nisën një kapitull të ri, pasi arritën të fitonin në betejën e vogëlushit të tyre kundër kancerit, duke pritur një tjetër pjesëtar në familje.

Përreth 2 vite familja e tyre është shpërngulur në Argjentinë, ku i vogli mori trajtimin e nevojshëm për kancerin në mëlçi, ndërkohë që për familjen Buble jeta mori një kthesë tjetër.

Muaj më parë ata rrëfyen për publikun gjatë një interviste, se 3-vjeçari Noah e mposhti këtë sëmundje dhe se gjithçka do t’i kthehej normalitetit, ai gëzon shëndet të plotë dhe është rikthyer në shkollë.

Sipas burimeve, Luisana është në muajin e pestë të shtatzënisë. Në intervista të mëparshme aktorja është shprehur se do të bënte edhe 20 fëmijë nëse trupi do t’ia lejonte.

Share With:
Translate »
745 Views