Motrës i bije të fikët kur mëson vrasjen e vëllait nga policia në Fier

Xhuljano Sollaku-20 vjeç, i cili u vra gjatë përplasjes me armë me policinë, pasi bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi në Fier për ta grabitur, është nga Labinoti i Elbasanit.

ABC News shkoi në shtëpinë e tij dhe gjeti familjarë të tronditur. Sa kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin. Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës nga gratë e shtëpisë, që duhet të jetë motra e Sollakut, i bie të fikët në rruge.

Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjecari dhe kjo ngjarje ishte tronditje. Vetë prindërit e të riut jetonin në Greqi dhe siç transmetoi më herët newsbomb.al, familja e të riut nga Katundi i ri është e varfër. 20 vjeçari jetonte në shtëpinë e gjyshërve.

Share With:
Translate »
953 Views