Detaje të reja/ Foshnja në Gjakovë u hodh në rrugë nga nëna, policinë e lajmëroi gjyshja

Foshnja e vdekur në Gjakovë, është hedhur në rrugë nga nënë e saj.Foshnja një ditëshe ishte femër dhe ishte braktisur nga e ëma e cila e kishte lënë atë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.
Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë Lirije Podrimja i ka konfirmuar Gazetës Blic, se rastin në polici e kishte lajmëruar gjyshja e foshnjës së vdekur, pra nëna e gruas që e braktisi foshnjën në rrugë.Ajo kishte lajmëuar policinë se vajza e saj shkoi për të lindur në spitalin e Gjakovës, mirëpo u kthye në shtëpi pa foshnje.

“Me datën 22.03.2018 në orën 15:40 në stacionin policor në Gjakovë ankuesja Gj. C. ka raportuar se vajza e saj ka qenë në lindje në spitalin rajonal të Gjakovës dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur.”Ajo ka konfirmuar se Policia e ka arrestuar menjëherë nënën e foshnjës me inicalet L.M, 32 vjeçare.“Policia menjëherë e ka shoqëruar të dyshuarën – nënën e foshnjës L. M., 32 vjeçare, kosovare/ REA dhe ajo ka deklaruar se e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.
Policia menjëherë së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën A. M., e gjinisë femërore e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e saj”Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa e dyshuara mbahet në ndalim policor. Rasti po hetohet nga hetimet rajonale në Gjakovë.

Share With:
Translate »
948 Views