E rëndë në Spanjë, nëna adoptuese vritet nga dy fëmijët e mitur

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 13-vjeçar dhe një 16-vjeçar nga Rusia për vrasjen e nënës së tyre adoptuese 48-vjeçare.  Silvia Lopez, 48, u gjet e vdekur në zonën Castro Urdiales të Cantabria, e lidhur dhe e goditur me thikë në bagazhin e një makine në Santander.

Nga provat fillestare mësohet se 16-vjeçari ka goditur me një mjet të mprehtë në qafë njerkën e tij, ndërsa më pas dy fëmijët kanë pretenduar të jenë viktima të rrëmbimit për të mashtruar autoritetet.

Autoritetet spanjolle vendosën postblloqe në autostradat kryesore dhe përfundimisht gjetën dy të miturit në një kodër në Cotolino Park.

Sipas informacioneve, njëri nga dy fëmijët ka tentuar të arratiset por është arrestuar përfundimisht nga policia. Sipas ligjit spanjoll, 13-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve sociale dhe do të monitorohet nga psikologët.

Share With:
Translate »
39 Views