Mungesa e gjumit dhe e vaktit të mëngjesit sjell obezitet tek fëmijët
Gjumi i çrregullt si dhe shmangia e mëngjesit janë identifikuar si dy nga shkaqet thelbësore për mbipeshën te fëmijët.
Sipas një studimi në Londër, faktorët e stilit të jetesës dhe ambienti në të cilin rritet një fëmijë kanë rol të madh tek obeziteti.
Pra studimi sfidon pikëpamjen aktuale se ritmi në rritje i obezitetit te fëmijët shkaktohet vetëm nga ushqimi i tepërt.