Mungesa e prindërimit e detyron Bleron të bëjë herë pas here dedikime të tilla

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka rrëmbyer zemrat e publikut me këngët e tij ndër vite. Ndërsa në jetën personale aktualisht është i lidhur me Afrona Dikën, me të cilën lidhja tashmë është konsoliduar.

Rezultate imazhesh për bleroafrona

Por këngëtari ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka një vajzë me emrin Tara. Herë pas here, Blero publikon momente me vajzën e tij, por këtë herë ai ka bërë një dedikim për të. Me anë të një fotoje të publikuar në InstaStory, Blero shkruan disa fjalë zemre për vajzën e tij. ‘Në jetën time nuk më duhet asgjë përveç teje. Dashuria ime’, -ka shkruar ai në foton e vajzës. Fjalë më të ëmbla dhe të ndjera se këto nuk mund të kishte… Duket se atij i mungon shumë bashkëjetesa me Tarën, pasi vogëlushja pas divorcit të prindërve po qëndron me të ëmën dhe i ati b%n shpesh dedikime të ndjera për vogëlushen… Sa e keqe është largësia… /Kids’Time/

Share With:
Translate »
569 Views