Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar dhe Stresi sapo na zbuloi se ishte gjyshi i tij
Reperi shqiptar Stresi ditën e sotme ka humbur një prej personave të tij më të shtrenjtë, gjyshin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale me zemrën e “këputur” dhe në hidhërim të thellë ai ka bërë me dije për fansat lajmin e trishtë.
Krah fotos së gjyshit të tij të ndjerë, Stresi e ka falenderuar për gjithçka që ai ka bërë për të dhe tani që ai nuk është më do i mungojë.
“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, shkruan Stresi.
“Mjeshtri I Madh”, Ali Mulaj u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ai ka qenë një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania” dhe njihet nga të gjithë për pjesëmarrjet e shumta në festivalet kombëtare dhe shumë evente si intrumentist virotuoz.