Vrasja e 10-vjeçarit Mattias nga i ati, daja shqiptar hyn i armatosur në spital për të vrarë babanë e tij polak
Daja i 10-vjeçarit shqiptar të vrarë nga babai i tij polak në Itali, ditën e sotme ka hyrë i armatosur në spitalin ku ndodhej polaku Mirko Tomkoë dhe tentoi ta vriste atë.
“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras menjëherë”, u tha daja i vogëlushit rojeve të sigurimit të spitalit, të cilët menjëherë u detyryan që të lajmëronin policinë.
Sipas mediave vendase mësohet se daja i Mattiasit u rrethua dhe çarmatos nga efektivët, të cilët më pas e dërguan në komisariat për ta marrë në pyetje.
Kujtojmë se disa ditë më parë polaku Tomkoë, u arratis nga spitali COVID dhe shkoi në shtëpi ky masakroi me thikë duke i prerë fytin djalit të tij 10-vjeçar.