Ndahet nga jeta i mirënjohuri “Fantozzi”, e bija jep lajmin më të keq të jetës
Ka ndërruar jetë në Romë aktori italian Paolo Villaggio në moshën 84-vjeçare.
Ka qenë vajza e tij, Elisabetta, që e ka bërë me dije lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të atit të saj me një foto të publikuar në rrjete sociale, ku shkruan: “Mirupafshim baba! Tani je i lirë të fluturosh sërish”.
Me largimin nga jeta të Villaggio-s, mediat italiane shkruajnë se Italia ka humbur një nga aktorët e rrallë komikë.
Villaggio ka qenë i njohur për rolin e tij të Ugo Fantozzi-t, me emrin e të cilit thirrej ende edhe ditët e sotme.
Aktori nga Genoa, përveç 10 filmave si Fantozzi, ka interpretuar edhe në filma dramë me regji të Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Wertmuller, Ermanno Olmi dhe Mario Monicelli.
Në vitin 1992, Paolo Villaggio u nderua me “Luanin e Artë” të karrierës, në Festivalin e Filmit të Venecias.