Ndahet nga jeta ish-ministri Dritan Prifti, baba i katër fëmijëve
Ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Prifti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe u ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve vitet e fundit. Ai ishte baba i katër fëmijëve, tre djemve (Jon, David, Tedi) dhe një vajze të quajtur Livia.
Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.