Ndahet nga jeta pas një ndërhyrje në gju, konkurentja e “Gjeniu i vogël”

Blerta Pepa, e cila humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotën në moshën 16 vjeçare, ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në kompeticionin televiziv, “Gjeniu i Vogël”. Aju u nënshtrua një operacioni në këmbë për shkak të një dëmtimi në orën e fiskulturës. Daja i saj ka sqaruar ngjarjen dhe është shprehur se shkak për humbjen e jetës në moshë kaq të re ka qënë një pakujdesia e mjekëve.

Sqarimi i dajës

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se I kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si I pari I qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.

Duam drejtesi.

Panorama

Share With:
Translate »
1096 Views