Ndahet nga jeta vajza e vetme e sopranos së famshme shqiptare

Vajza e vetme e sopranos së njohur shqiptare, Marie Kraja, një prej ikonave të muzikës lirike e artit shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmin e ka publikuar profesoresha dhe kolegia e hershme e Krajës, Klodeta Dibra, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!

Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis. Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim. Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja”!

Share With:
Translate »
876 Views