Ndërprerja e punës së Jonida Shehut pati edhe të mira për të voglën e saj

Të jesh autore dhe moderatore e një emisioni të përditshëm televiziv, në fashën e orarit të pasdites, pa diskutim që është tejet impenjative. Jonida Shehu, duke qenë e angazhuar tërësisht me programin “Pasdite në Top Channel”, ndoshta mund të humbiste çastet më të bukura të së voglës së saj, Kristal. Por këto janë sakrificat e çdo nëne ku nuk do të mjaftonte gjithë jeta për të kaluar kohë me fëmijët.

Por, ashtu siç jeta vjen papritur dhe shpesh me surpriza jo fort të mira, këtë herë, ndërprerja e menjëhershme e punës tregoi anën e mirë të medaljes. Nëpërmjet fotove të postuar në Instagram, këtë të dielë, Jonida dhe Kristal po kalojnë ditën bashkë. Jo se Kaltrës i ka munguar vëmendja dhe përkushtimi i mamit kur bënte emisionin e përditshëm, por na e do mendja që zgjimet në këtë periudhë janë më të ëmbla, ashtu si koha e kaluar bashkë është më e gjatë. Por me siguri, një punëtore si Jonida, me dëshirën për të bërë televizion, do fillojë që t’i hyjë pak në borxh kohës së Kristal për t’i siguruar asaj një të ardhme më të mirë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
778 Views