Divorcohen prindërit, 13-vjeçarja pret damarët dhe pi ilaçe

Adoleshentja ka tentuar që t’i japë fund vetes duke pirë paracetomol dhe prerë damarët e dorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe 13-vjeçarja është çuar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë “Nënë Tereza”.

Ka qenë ora 23:00, kur shtetasja E.H., është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe stafi i spitalit ka njoftuar policinë për rastin në fjalë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, aty ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e tentativës së vetëvrasjes.

Mësohet se e mitura ka shkuar tek shkallët e pallatit dhe fillimisht kishte pirë dy pako me paracetomol. Më pas ajo kishte prerë me brisk damarët e krahut e parakrahut të majtë. Shkak për kalimin e vajzës në një situatë të tillë duket se ka qenë divorci i prindërve të saj.

Tashmë vajza ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë Tiranës për vlerësim.

Share With:
Translate »
980 Views