Ndërron jetë doktoresha e QSUT, nënë e dy vajzave të mitura

Doktoresha në QSUT, kirurgia Albana Çela është ndarë nga jeta. Lajmin e bën me dije Shoqata e Infermierëve ku i kanë bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale, dhe shkruajnë se lufta me sëmundjen e bëri të mos shikojë shumë gjëra në tokë, por nuk e pengoi të lërë kujtime të bukura për të gjithë ata që e njohin.

Nuk bëhet me dije sëmundja nga e cila vuante doktoresha nënë e dy vajzave të mitura, por ajo ka qenë në punë deri në ditën e fundit, në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

Mesazhi i plotë nga Shoqata e Infermierëve: 

“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”.

Ndërron jetë doktoresha e QSUT, nënë e dy vajzave të

Share With:



889 Views