Ndërron jetë nga arresti kardiak futbollisti 16-vjeçar nga Mitrovica

Sot, në ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89, ndërroi jetë futbollisti 16-vjeç mitrovicas, Erion Kajtazi. Gazeta Nacionale në vazhdim jua sjell historikun e tij si futbollist.

Edhe pse ekipet mjekësore bënë të pamundurën që t’i viheshin në ndihmë, Erion Kajtazi nuk ia doli që t’i shpëtojë atakut kardiak.

Sulmuesi 17-vjeç i Trepçës ’89 ndërroi jetë në fushë, duke shënuar kështu një moment të madh pikëllimi për të gjithë opinionin futbolldashës dhe jo vetëm.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Lajmin po ashtu u konfirmua edhe Federata e Futbollit të Kosovës: “Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak. Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.”

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë kanë hapur rast për një vdekje në fushën e lojës në Prizren, sipas Vesel Gashit nga Policia e Kosovës.

Emergjenca u thirr në vendin e ngjarjes pasi i ndjeri u rrëzua në fushë. Më pas ai u dërgua në spital në Prizren, ku u konstatua vdekja e tij. Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin Ligjor për obduksion.

Share With:
Translate »
76 Views