S’kishte kohë për ta dërguar në spital, Urgjenca e Elbasanit asiston lindjen e një bebeje në kushte shtëpie

Ekipi i Urgjencës së Elbasanit ka asistuar në lindjen e një bebe në kushte shtëpie.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i Urgjencës në Elbasan, Ergys Mici. Ai shkruan se kur shkuan në banesë konstatuan se procesi i lindjes kishte nisur dhe se nuk kishte më kohë për ta dërguar gruan që do sillte në jetë foshnjen në spital.

Në këto kushte mjekët e urgjencës kanë asistuar në lindje duke u kujdesur si për shëndetin e nënës dhe të fëmijës. Dal ndihmës së mjekëve dhe infermierëve nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

“Sot ekipi i thirrjeve të 127-ës kane asistuar ne shtepi nje lindje e cila skishte me kohe per transport sepse proçesi i lindjes kishte filluar.

Bravo Edmond Kasa ,Bledar Ballkoçi qe ndihmuat ne kohe një proçes i cili ka rëndësi për jetën e fëmijës dhe nënës dhe suksesi duket në fytyrën e Amarilda Hoxhës që mban fëmijën në krahë e qeshur.Urgjenca e Elbasanit është në gadishmëri përherë për të shpëtuar jetë” thuhet në postimin e Micit.

 

Share With:
Translate »
70 Views