Zdrukthëtari “Piter Pan”/ 40-vjeçari nga Peza punon lodra prej druri me copëzat që mbeten nga mobilieria

Gazment Bilali, të ardhurat e familjes i siguron nga mobileria që ka më të vëllanë.

Ai thotë që puna me dru të kërkon shumë mund, pasi kërkesat e klientëve janë të ndryshme, por është po puna më dru ajo që çlodh atë. 40 vjeçarit nga Peza, ditën e pushimit e gjetëm pranë punishtes së tij, kësaj herë jo duke bërë mobilje, por lodra fëmijësh.

Çdo copë dërrasë nuk mund të përdoret për mobile, Gazmendi i jep asaj një formë artistike.

Gazmend Bilali, Zdrukthtar: Unë këtu jam duke punuar rrotat e një Benz AMG, pasi pjesën e trupit e kamë vënë në vijë më parë.

Çfarë lidhje kë ti me lodrat?

Kur kam qenë fëmijë nuk kisha shumë lodra dhe i bëja ato prej balte, më pëlqenin shumë makineritë.

Unë nuk kam shkollë, por kam mësuar nga vëllai, Punojmë këtu në mobileri.

Cila ka qenë puna jot e parë pas 30 vitesh?

Lodra ime e pare ishte një avion kaçatorr e pash në internet dhe e bëra. Më pëlqeu dhe vazhdova.

Ke bërë dhe mjetë të ushtrisë, kalojmë pak nga sektori artilerisë.

Ah, kjo më pëlqen shumë, kam bërë tankun, makinën e ushtrisë që më ka marrë shumë kohë me detajet e vogla dhe avionin.

Cila është puna jote e preferuar që nuk do ta shoje kurrë?

Është ky zetori kinez, e dua shumë kam hedh shumë dashuri mbi të dhe më ka marrë shumë kohë.

Share With:
Translate »
380 Views