Ndërsa ishte në mbledhjen më të rëndësishme, Taulant Balla merr lajmin se u bë baba

Pak pushim nga politika. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është bërë baba për herë dytë ditën e sotme, edhe pse ndryshe nga ç’mund të ndodhte në një ditë të zakonshme, nuk ka qenë në maternitet gjatë lindjes. Taulant Balla, i cili është shumë i angazhuar në zhvillimet e fundit si kryetar grupi, ka qenë i izoluar në mjediset e Kuvendit, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku dhe ka mësuar që është bërë baba i një vajze, shkruan News Bomb. Vetëm pasi Ruçi vendosi mbylljen e takimit të sotshëm, Taulant Balla është larguar me shpejtësi drejt maternitetit Mbretëresha Geraldine ku e presin Irisi dhe vajza e tyre. Taulanti dhe Irisi janë prindër të një djali, Robinit. Ata janë bashkë prej vitesh. 11 vjet që nga fillimi i historisë po bëhen prindër për herë të dytë. Iris Pekmezi e ka kuptuar dhe një herë sot, sesi është të martohesh me një politikan.

 

Share With:
Translate »
1614 Views