Si të veproni në rastet kur fëmija është i turpshëm dhe josocial?

Nuk është kurrë vonë për të ndihmuar fëmijën tuaj të jetë më social dhe i afrueshëm me të tjerët. Nënat shqetësohen shumë kur fëmijët e tyre acarohen kur ndodhen me të tjerët dhe refuzojnë shpesh t’i ndajnë gjërat e tyre me fëmijët e tjerë. Pos si duhet vepruar në këto raste? Specialistët thonë që në këto raste nuk duhet ta detyroni fëmijën tuaj, përkundrazi ai kërkon kohën e tij për t’u ambjentuar dhe për t’u përshtatur.  

Bëhuni ju shembull për ta. Fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Gjithçka thoni apo bëni ju reflektohet tek ata. Në qoftë se ju shoqëroheni shumë me të tjerët atëherë dhe fëmija juaj do të veprojë në të njëjtën mënyrë. Merreni gjithmonë me vete kur takoni mikeshat tuaja dhe pëfshijeni shpesh në biseda të vogla ku ai të ndihet si pjesë e këtij grupi.

Fëmijët kanë nevojë të bashkohen më grupe të ndyshme për të qenë më social. E keni vën re që fëmijët acarohen shumë kur ndodheni në një ditëlindje, festë apo organizime të ndryshme të mëdha. Kjo ndodh sepse ata ndihen të përhumbur në një turmë të madhe njerëzish, prandaj do të ishte shumë më mirë që ky hap për fëmijën tuaj të niste me grupe të vogla. Në këto raste fëmijët ndihen në qendër të vëmendjes dhe në kontakt me të tjerët gjatë gjithë kohës. Më vonë kur të shihni që ka ndyshime në karakterin e fëmijës suaj bashkojuni grupeve me të mëdha apo klasave të ndyshme ku ka më shumë fëmijë vërdallë.

Merreni me qetësi. Të ndihmoni fëmijën të jetë më social nuk është një gjë e thjeshtë dhe kjo kërkon kohën e saj. Vëzhgimet thonë që 60% e fëmijëve të cilët shtyhen nga prindërit të flasim me të tjerët, fillojnë të largohen më shumë nga shoqëria. Kur fëmija juaj refuzon të flas me të tjerët dhe acarohet, mos e shtyni atë t’a bëj këtë pa dëshirën e tij. Do të keni plot raste të tjera për këtë.

Mos i mbigarkoni ata. Fëmijët kanë nevojë për qetësinë dhe hapsirën e tyre, mos e harroni kurrë këtë. Nuk është mirë që fëmija të ndodhet midis njerëzish gjatë gjithë kohës, kjo e acaron atë. 

Duke ndjekur me kujdes secilën nga këshillat e pësipërme do të shihni rezultate të dukshme tek fëmija juaj. Jeta e përditshme është një grup i madh njerëzish. Në qoftë së nuk mësoheni të bëheni pjesë e saj nuk arrini ta jetoni atë siç duhet.

Share With:
Translate »
830 Views