Nipi i porsalindur i Trump i ka flokët origjinal si gjyshi

“…është fëmijë vërtetë i mrekullueshëm… ka gjithashtu dhe flokët Trump!”
Lara Trump, nëna e Lukas, foli shumë krenare përballë kamerave për djalin e saj të porsalindur. Çifti i famshëm i mirëpriti kamerat në çerdhen e djalit të tyre ku vëzhguan nga afër një nga dhomat më interesante të çerdhes dhe Lukan e vogël. Në një intervistë që u mbajt në shtëpinë e tyre në New York, çifti shfaqi pamjet nga çerdhja e Lukas teksa Lara mbante me krenari djalin e saj në prehër. Çerdhja ishte dekoruar me figura të shumta të kafshëve që kishin zënë një pjesë shumë të madhe të mureve. Dukej që kjo ishte ide e Erikut, me qënëse ai është një gjuetar i zoti. Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte komenti i Lara Trump për flokët e Lukës. Ajo tha që ai gëzonte flokët Trump dhe ishte shumë krenare për këtë. / B. Lica – Kids’ Time

rump

Share With:
Translate »
723 Views