“Ndihem shumë krenare”, suksesi më i madh i jetës për Enedën nuk ka të bëjë aspak me muzikën

Eneda Tarifa, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC, u ndal ndër të tjera tek suksesi më i madh i jetës. Krahas arritjeve në muzikë, këngëtarja rrëfeu se për të, në fakt, suksesi më i madh është ardhja në jetë e vajzës së saj, Aria. Në rubrikën “Suksesi i jetës”, përballë koleges së saj, Era Rusi dhe moderatores Ermira Çausholli, Eneda tregoi një moment prekës që kishte të bënte me të bijën.

Suksesi më i madh është që fati më dha një vajze e cila e kupton sakrificën e suksesit tim. Dhe në një letër shumë të bukur për 8-Marsin më shkruan: Mua më pëlqen, e vlerësoj mënyrën se si ti i bën gjërat dhe i shkon deri në fund atyre. Kështu që suksesi më i madh është që i kam mësuar Arias, që qëllimeve duhet t’ju shkosh deri në fund.”, u shpreh ndër të tjera Eneda.

Duke u ndalur tek jeta profesionale, ajo foli dhe për këngët që kanë shenjuar karrierën e saj ndër vite. Ajo vuri theksin tek “Yjet e Shpresës”, dueti me Saimir Çilin, që sipas saj, ishte një ogur i mirë për karrierën. Nuk la pa përmendur dhe punën me Flori Mumajesin, këngën hit “Me Veten” që i solli fitoren në Top Fest 7. Një tjetër moment kulminant që Eneda veçoi ishte dhe fitorja në Festivalin e Këngës që e çoi në Eurovision.

Share With:
Translate »
145 Views