Ndjek cdo shfaqje të prindërve aktorë, por urren skenën

Vajza e vogël e aktorëve, Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj ndjek cdo shfaqje të prindërve të saj, por nuk i pëlqen aspak të bëhet pjesë e ekranit.

Aktorët ishin të ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku treguan vajzës Zahara Koko dhe lidhjes që ka me teatrin.

 “Kokoja vjen në cdo provë. Ka hedhur hapat e parë në skenë. Kam qenë në prova me Bernarda Albën në Teatrin Eksperimental, në atë kohë teatër i komedisë dhe nuk kisha ku ta lija, ishte 10 muajshe dhe kisha hapur një carcaf në mes të skenës, e kisha ulur me lodra dhe vazhdonim provat. Në një moment, më thotë Armela Demaj, shiko shiko po ecën. Përvec kësaj merr pjesë në cdo ditë prove dhe mëson cdo tekst e i thotë aktorëve. Ndjek cdo natë rregullisht cdo shfaqje tonën. Përvec kësaj nuk e do skenën, nuk e do kamerën,” – rrëfeu Ola.

Ndërkohë që vetë vajza tregon se cuditet nga ky fakt pasi është fëmijë aktorësh.

“Është perfeksioniste si natyre. Nëse nuk është e sigurtë se e bën më mirë se të gjithë nuk e bën fare” – tregon aktori Vin Bejleri.

Share With:
Translate »
1052 Views