Ndjeni sikur po lëkundeni? Psikiatria tregon si ta kaloni ankthin nga tërmetet

Që prej shtatorit thuajse të gjithë ata që e kanë përjetuar keq tërmetin e parë, dhe veçanërisht të dytin, më 26 nëntor, kanë një ndjesi sikur lëkudjet bien herë ps here.

Kjo vjen pasi ende ndihemi të pasigurt, sipas psikiatres Arjana Rreli.

Psikiatria pohon, se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë. Veçanërisht nënat pyesin si t’i qetësojnë fëmijët.

“Gjithçka që ka lidhje më tërmetin, p.sh. ndjesia sikur po lëkundesh, frika ndaj zhurmave që imitojnë tërmetin, gjendja e ankthit, të konsiderohen aktualisht normale, mos u shqetësoni. E para duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme. Ajo që kaloi ka lënë gjurmën e vet, por nëse nuk e lëmë të kalojë, nuk mund të rigjejmë qetësinë”,-ka thënë ajo.

Doktoresha thotë se qetësia është përgjigja e gjithçkaje tani, megjithëse një gjë e tillë duket se ka humbur.

Psikiatrja këshillon që t’u shpjegojmë fëmijëve çfarë është tërmeti, krijojini idenë që është i mbrojtur dhe do ta kaloni bashkë vështirësinë, të flasi më shokët dhe shoqet dhe të ushtrojë sa më shumë aktivitete sportive, për të çliruar adrenalinën këto kohë.

Share With:
Translate »
452 Views