Ndodh në Tiranë, nuk regjistronte dot vajzën në shkollë

Emisioni investigativ për të disatën herë me rradhë ndërmjetësoi me sukses në zgjidhjen e rastit të një qytetarje.

Denoncuesja iu drejtua BOOM, pasi donte të bënte transferimin e pasaportizimit nga Patosi në komunën e Farkës në Tiranë, për shkak se i nevojitej një vërtetim vendbanimi për të regjistruar vajzën në shkollë.

Në Tiranë ajo jeton me familjen e saj në shtëpinë e vjerrit, i cili ka ndërruar jetë prej 7 vitesh.

Por komuna Farkë, për të njëjtin problem mbante dy qëndrime të ndryshme.

Denoncuesja: Unë jam një zonjë që jetoj prej 7-vjetësh në Tiranë.Kam një apartament në emër të vjerrit tim, i cili ka vdekur prej shtatë vjetësh ku jetoj unë bashkë me bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi.Erdhi momenti që unë doja të regjistroja vajzën në shkollë dhe duke qenë se unë hipotekën e kam në emër të vjerrit tim, i cili ka ndërruar jetë prej 5 vjetësh dhe vdekja ishte e papritur.

Shkoj të interesohem për të marrë një vërtetim banimi për të sjellë pasaportizimin nga Fieri ta sjell në Tiranë tek komuna Farkë.Ndërkohë te komuna Farkë punonjësja e parë më thotë që ti mund ta bësh pasaportizimin, transferimin nga një vend në tjetrin nëse ti paguan këtë dokument prej 10 mijë lekë të reja në shtet. Pasi unë bëj të gjitha këto dokumenta, noterizime e të gjitha, vij interesohem përsëri tek Komuna Farkë për të bërë pasaportizimin ku punonjësja tjetër më nxjerr problemin që nuk ke të drejtë ta bësh ndërrimin e vendbanimit, nësë nuk bën aktin e trashëgimisë. Ta hedhësh nga emri i vjerrit tek emri i bashkëshortit.Por unë këtë mundësi ekonomike nuk e kam.

Gazetarja: Pse sa lekë duhen?

Denoncuesja: Me miliona pasi apartamentin ku unë jetoj tani ata e kanë çmuar me vlerë miliona lekë dhe unë i bie të paguaj 10 apo 13 milion lekë tatime në shtet.Kur unë nuk e kam këtë mundësi ekonomike.Unë do doja një zgjidhje me të lehtë nga komuna Farkë për të regjistruar vajzën në shkollë. Pa vërtetimin e banimit mua nuk ma pranojnë vajzën në shkollë.

BOOM ju drejtua për sqarim Njësisë Administrative Farkë, për ta ndarë cilit nga versionet do ti qëndronte, dhe në fakt u gjet një zgjidhje.

Familja duhet të çelë dëshminë e trashëgimisë ligjore dhe ta regjistrojë atë në hipotekë.

Procedura e kalimit të emrit të pronësisë, e cila në fakt ka një kosto të lartë, nuk është e domosdoshme, tha punonjësi i komunës Farkë.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Problemi është që vjerri ka vdekur dhe duhet patjetër të bëhet çelja e trashëgimisë ligjore.Që ky apartament që banojnë zonja dhe zotëria i kalon në pronësi djalit dhe pjestarët e tjerë të familjes së vjerrit, nuk ka rëndësi,por vetëm dëshmia e trashëgimisë ligjore na bën zgjidhje.Ne kemi një çertifikatë pronësie të atij objekti, marrim i bashkëngjisim dhe dëshminë e trashëgimisë ligjore, çojmë dhe një person nga ana e njësisë administrative që e verifikon në terren që jeton filani në atë apartament dhe mbaroi çdo gjë, i jepet zgjidhja.

Gazetarja: Pra ju ju nevojitet vetëm çelja e dëshmisë së trashëgimisë , asgjë tjetër.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Kaq!

Denoncuesja: Në bazë të dëshmisë së trashëgimisë të hidhet emri nga ….. në ….. unë i bie të paguaj 20 % të vlerës.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Mos e kalo emrin, mos e kalo emrin po të them.

Gazetarja: Thjesht bëj çeljen.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Thjesht bëj çeljen, regjistroje çeljen në hipotekë edhe kaq.

Denoncuesja: Sepse mua më vjen këtu çudi se ajo e para i kishte thënë, zotëri i nderuar, pago këto lekët, bëj këto noterizime dhe ahjde këtu të ta bëj unë transferimin.Se e para thotë po, ju thoni jo tani.Na nxirrni këto gjërat e tjera.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Që të bëhem gjykatës unë tani, që ajo ka pas fajin…

Denoncuesja: Se ju bëheni kontradiktor me njeri-tjetrin.

Gazetarja: Mirë dakord, por edhe këta tani nuk është se kanë shumë faj. Se njëherë  i thoni me këto që keni, pastaj i thoni, jo me këto.

Punonjësi i Njësisë Administrative, Farkë: Nuk po them se ka faj, unë po them hajde ta zgjidhim, nuk po them kush ka faj, kush s`ka faj.

Share With:
Translate »
804 Views